Vogëlushi nga Lezha u përplas për vdekje nga ambulanca në Kakavijë, Rama jep lajmin:”500 mijë lek të reja për familjen”

70

Kryeministri Rama është shprehur se do t’i akordohen 500 mijë lek të reja familjes e cila humbi djalin 10 vjeçar në Kakavijë.

Kjo familje po priste në radhë për të kaluar në Greqi, por djali i tyre u përplas nga ambulanca duke e kthyer atë ditë në tragjedi.

I mituri para pak ditësh kishte patur ditëlindjen.

Statusi nga Edi Rama

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera.

Ky është 10-vjeçari që vdiq në Kakavijë/ Dedikimet prekëse të të ...