Një 32 vjeçar shqiptar në Greqi ka rënë në pranga pasi akuzohet për vjedhje.
Sipas mediave greke nga muaji tetor deri tani në shkurt i riu shqiptar ka vjedhur shtatë supermarkete në zona të ndryshme të Selanikut.
Shqiptari vidhte nëpër supermarkete produkte të ndryshme ushqimore.
Pas arrestimit për vjedhjen e ditëve të fundit, u arrit të zbulohej se shqiptari ishte edhe autor i vjedhjeve të tjera në zonat Panorama, Charilaou, Nikopolis dhe Kordelio.