Vodhi pacientin e Infektivit, arrestohet infermierja nga Durrësi

161

Një infermiere e spitalit Infektiv në Tiranë, është arrestuar si autore e dyshuar e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K.D.,, i cili ka qenë i shtruar në spital, ku ka ndërruar jetë nga Covid 19.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetësja me iniciale R.H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, policia, në bazë edhe të provave filmike, ka bërë ndalimin e 30-vjeçares.

Kjo e fundit, infermiere në spitalin Infektiv, ka pranuar autorësinë e ngjarjes, sipas policisë, e cila është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP”.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprime hetimore të metejshme, për veprat “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.noa