Vodhi bankën ku ishte vetë drejtues, policia e Tiranës prangos 41 vjeçarin/EMRI

75

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 41-vjeçar, të dënuar me 18 muaj burgim nën akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Ky shtetas u identifikua si Artan Nisllaj, me detyrë të mëparshme drejtor i një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.

“Në vijim të punës  për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Artan Nisllaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë për rastin.