Ballina Kronikë Vlorë, vret gruan me thikë e levë hekuri, telefonon policinë

Vlorë, vret gruan me thikë e levë hekuri, telefonon policinë

Një krim i rëndë në familje është shënuar mesditen e sotme në fshatin Babicë të Vlorës.

Raportohet se burri fillimisht e ka qëlluar gruan thikë dhe më pas me levë hekuri.

56-vjeçari Lavdosh Sulo pasi qëlloi bashkëshorten 44-vjeçare, Laureta Sulo lajmëroi policinë dhe ambulancën.

Gruaja u transportua në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra ndërroi jetë rreth orës 13:30.

“Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, Spitali njoftoi se ka ndërruar jetë.“-raporton policia.

Krimi për motive xhelozie – Ngjarja mësohet se ndodhi rreth orës 12:52, pas xhelozisë që Sulo kishte për bashkëshorten. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Si ndodhi vrasja – Gjithçka ndodhi kur çifti po hante drekën. Ata ishin vetëm kur nisi debati mes tyre, i cili përshkallëzoi në vrasje. 56-vjeçari fillimisht i preu fytin me thikë dhe më pas shkoi në servis ku ka marrë disa sende të forte dhe e goditi me to.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.