Ballina Aktualitet Vlorë/ Vodhën në grup, arrestohen 3 persona

Vlorë/ Vodhën në grup, arrestohen 3 persona

Tre persona janë vënë nën prangat e Policisë së Vlorës ditën e sotme. Të arrestuarit më 5 qershor të këtij viti në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa materiale (bateri makinash, naftë dhe vegla kamioni) në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Të arrestuarit kanë inicialet G. S., 28 vjeç, R. S., 21 vjeç dhe M. L., 24 vjeç, me banim në Babicë e Madhe, Vlorë.

Ndërkaq, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.