Ballina Aktualitet Vlorë, vidhet për të tretën herë dyqani i celularëve

Vlorë, vidhet për të tretën herë dyqani i celularëve

Tre persona të maskuar, por jo të armatosur, kanë hyrë në dyqanin e një operatori telefonik dhe, pasi kanë kërcënuar shitësit, u kanë marrë xhiron ditore të parave dhe më pas janë larguar. Kjo është hera e tretë që ky dyqan vidhet dhe askush nuk është dënuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në bulevardin Vlorë-Skelë, ndërsa kanë nisur hetimet për arrestimin e autorëve.