Ballina Aktualitet Vlorë, tritol makinës së shoferit të ambulancës

Vlorë, tritol makinës së shoferit të ambulancës

Orikumi është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm, pasi një automjeti i është vendosur tritol mbrëmjen e sotme.

Bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello.

Ky i fundit punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.