Ballina Aktualitet Vlorë/ Tiranasi shkon në Dhërmi për të shitur kokainë, arrestohet me 385€...

Vlorë/ Tiranasi shkon në Dhërmi për të shitur kokainë, arrestohet me 385€ në xhep

Ardhja e turistëve të shumtë në Vlorë për pushime, është shfrytëzuar nga një 37-vjeçar për të nisur “biznesin” e tij personal.

Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar një 37-vjeçar me inicialet A.K nga Tirana pasi shpërndante kokainë në doza të vogla në Dhërmi. Mësohet se gjatë kontrollit fizik, A.K iu gjendën 15 doza kokainë si dhe 385 euro të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Mbi 37-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Droga dhe paratë e sekuestruara