Vlorë/Thyen rregullat e karantinimit, 24 vjeçari turret për t’i vënë flakën dyqaneve

44

Një 24 vjeçar ka thyer rregullat e vetëizolimit për t’i vënë flakën disa dyqaneve në zonën e quajtur 6 katëshi afër Bashkisë së Vlorës.

Fatmirësisht bizneset kanë pësuar vetëm dëme të jashtme sepse flakët nuk kanë mundur të depërtojnë në brendësi.

Pas lajmërimit për ngjarjen është ndodhur në vendngjarje zjarrfiksja dhe policia , ku kjo e fundit e ka shoqëruar të riun në Komisariat. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar të riun në këtë akt.