Ballina Aktualitet Vlorë/ Shpëtojnë për mrekulli fëmijët! Autobusi i shkollës përplaset me mjetin

Vlorë/ Shpëtojnë për mrekulli fëmijët! Autobusi i shkollës përplaset me mjetin

Një aksident është regjistruar në Orikum të Vlorës, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.

Në aksident është përfshirë një autobus që transportonte nxënës shkolle është përplasur me një automjet tip Fiat me targa AA 309 KL. I plagosur ka mbetur drejtuesi i Fiatit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, e ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.