Ballina Aktualitet Vlorë, shpërthim në katin e katërt të një pallati

Vlorë, shpërthim në katin e katërt të një pallati

Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të një pallati dhe paraprakisht dyshohet se lënda shpërthyese është e llojit tritol.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve.