Ballina Aktualitet Vlorë, shoferi humbet gjymtyrët pas shpërthimit të makinës

Vlorë, shoferi humbet gjymtyrët pas shpërthimit të makinës

Qyteti i Vlorës është tronditur pasditen e sotshme pas shpërthimit të fuqishëm të një makine, e cila kishte të montuar një sasi plasëse.

Mësohet se shtetasi Agron Alushaj, 48 vjeç, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703 është lënduar rëndë dhe ndërkohë ndodhet brenda sallës së operacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po zbardh hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.