Ballina Aktualitet Vlorë, shkarkohet drejtori i ALUIZNI

Vlorë, shkarkohet drejtori i ALUIZNI

Shkarkohet nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI në Vlorë, Ardian Musta. Lajmi u bë publik nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila në një deklaratë për mediat njoftoi edhe shkarkimin e dy vartësve të tij.

“Janë rekomanduar tre masa disiplinore për largim nga puna për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI në Vlorë, përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI në Vlorë dhe për specialistin e Sektorit të Legalizimeve në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI në Vlorë, – ka thënë sot ministrja Gjonaj. – Janë rekomanduar këto masa pasi është konstatuar se nuk kanë respektuar proçedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi lidhur me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm, në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe emetimin e lejes së legalizimit sipas kuadrit ligjor për një objekt shtesë pa leje në objekt ekzistues.”