Ballina Kronikë Vlorë, sekuestrohen 360 mijë euro pasuri të paligjshme

Vlorë, sekuestrohen 360 mijë euro pasuri të paligjshme

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e krimit të pastrimit të produkteve të një vepre penale.

Mësohet se vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro dhe dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punen per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.