Ballina Ekonomi / Biznes Vlorë, Pylli i Sodës me rrugë turistike

Vlorë, Pylli i Sodës me rrugë turistike

Fondi Shqiptar për Zhvillim ka përfunduar një investim në “Pyllin e Sodës” në Vlorë.
Ky projekt parashikonte rikonstruksionin e rrugës e cila do të ndihmojë edhe në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale në këtë zonë.

Rruga është shtuar me asfalt, janë ndërtuar trotuar të rinj, korsi të dedikuara për biçikletat dhe është instaluar ndriçim i njëjtë me pjesën e qytetit të Vlorës.

Rruga e “Pyllit të Sodës” në Vlorë është një segment turistik i cili të çon nga qyteti në një park të madh me pisha në një ambient çlodhës.

Përpara këtij investimi, kjo ishte një zonë e mënjanuar e cila nuk përbënte fare interes për turizmin, tashme kjo rrugë është integruar natyrshëm me qytetin e Vlorës.