Ballina SPORT Vlorë, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit

Vlorë, Presidenti Meta dekoron brezin e artë të Flamurtarit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në prag të festës së pavarësisë ka vlerësuar me çmimin “Kalores i urdhrit të Flamurit” klubin e futbollit të Flamurtarit. I gjendur në Vlorë enkas për këtë rast, Meta u shpreh se ky vlerësim jepet me motivacionin “për rezultate historike ne futbollin shqiptar, veçanërisht në përballjet për Kupat e Europës në sezonin 86-87, duke manifestuar vlerat më të mira të sportit tonë në arenën ndërkombëtare.”

Flamurtari në atë sezon u eliminua nga Barcelona në “Europa League”, vetëm për shkak të golit në fushë kundërshtare. Në Vlorë ndeshja e parë do të përfundonte me shifrat 1-1, ndërsa sfida e kthimit në “Cam Nou” u mbyll me porta të paprekura. Ndërkohë, Meta vlerësoi me titullin e lartë “Mjeshtër I madh” ish-futbollistin e Flamurtarit, Kreshnik Çipi, Rrapo Tahon, Sokol Kushtën dhe Latif Gjodedajn.