Ballina Kronikë Vlorë, policia godet grupin e drogës

Vlorë, policia godet grupin e drogës

Policia e Vlorës dhe disa struktura të tjera të Policisë së Shtetit kanë goditur një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike duke arrestuar 5 persona dhe sekuestruar rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pas finalizimit të operacionit policor antidrogë u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht shtetasit Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë, Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni policor antidrogë, fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe gjithashtu mësohet se gjatë tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, 1 automjet frigoriferik tip “Renault”, 1 autoveturë tip “Peugeot 407” dhe 7 aparatë celularë.