Ballina Aktualitet Vlorë, policia arreston dy shoferë të dehur

Vlorë, policia arreston dy shoferë të dehur

Gjatë një aksioni të kordinuar në qytetin bregdetar të Vlorës, efektivat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga dy drejtues automjetesh.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se ata po drejtonin makinat e tyre  në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë Albert Binaj, 44 vjeç, dhe Denis Lalaj, 32 vjeç, që të dy banues në këtë qytet.