Ballina Kronikë Vlorë, plumba drejt shtëpisë së të riut në Selenicë, nisin hetimet

Vlorë, plumba drejt shtëpisë së të riut në Selenicë, nisin hetimet

Në orët e vona të natës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një 26-vjeçari në Selenicë të Vlorës. Nga të shtënat nuk ka të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të motiveve.

“Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.