Ballina Aktualitet Vlorë, plagoset 92-vjeçari pas kontaktit me energjinë

Vlorë, plagoset 92-vjeçari pas kontaktit me energjinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 92-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Lef Sallata” pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldremit”.

Burimet zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Sh.L., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryhen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.