Ballina LAJME Vlorë, pezullohen lundrimet nga moti i keq

Vlorë, pezullohen lundrimet nga moti i keq

Moti i keq paralizon punën në portin e Vlorës. Për shkak të dallgëzimit 5-6 ballë në gji dhe 7 ballë në det të hapur, lundrimi është pezulluar.

Peshkarexhat dhe anijet e vogla janë këshilluar të ankorohen në vendstrehime të sigurta, ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do kryejë itinerarin normal.

Moti i keq, ka shkaktuar probleme edhe në qytet. Një pishë është rrëzuar duke bllokuar rrugën drejt Zvërnecit.

Në disa zona të qytetit ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në Orikum, Radhimë.