Vlorë/ Përleshje me thika, plagoset një person

36

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika në një lokal.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” të qytetit të Vlorës, ku konflikti është shënuar mes dy personave.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Vlorës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë bëhet me dije se janë shoqëruar dy persona të dyshuar.

Sakaq lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.