Ballina Lajmi i Fundit Vlorë përkeqësimi i motit bllokon lëvizjen e mjeteve detare

Vlorë përkeqësimi i motit bllokon lëvizjen e mjeteve detare

Për shkak të motit të përkeqësuar, sot mesohet se në Portin e Vlorës, trageti i linjës mes Brindisit dhe qytetit bregdetar jugperëndimor ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 8, ka bërë zbarkimin e pasagjerëve dhe më pas ka dalë në det të hapur për të mos u nisur më për ditën e sotme.
Moti i përkeqësuar ka bërë që deti të ketë dallgë deri në 7 ballë, duke e bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve detare.
Kjo situatë pritet të qetësohet pas ditës së mërkurë.