Ballina Aktualitet Vlorë, moti i keq pezullon dy ditë lundrimin

Vlorë, moti i keq pezullon dy ditë lundrimin

Lundrimi në Portin e Vlorës është pezulluar prej dy ditësh. Shkak është bërë moti i keq, ku forca e detit arrin deri ne shtatë ballë në gji dhe tetë ballë në det të hapur.

Mëngjesin e ditës së premte, trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në portin e Vlorës, prej Italisë duke kryer zbarkimin e katër pasagjerëve, ndërsa më pas është ankoruar.
Mësohet se do të qëndrojë aty paktën deri të dielën kur pritet edhe një përmirësim i kushteve atmosferike.

Ndërkohë mjetet e peshkimit kanë qënderuar në zonën e triportit të strehuara, duke mos dalë në det, pikërisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike, erës së fortë dhe detit me dallgë.