Ballina Aktualitet Vlorë, Meta dhe Rama homazhe në qytetin ku u ngrit flamuri

Vlorë, Meta dhe Rama homazhe në qytetin ku u ngrit flamuri

Me rastin e 28 nëntorit, ditës së flamurit, në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci si dhe personalitete të tjera të politikës.

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe tek varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.