Ballina Aktualitet Vlorë, kryeministri Rama organizon antimitingun

Vlorë, kryeministri Rama organizon antimitingun

Ndonëse ishte deklaruar se takimi i kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Vlorë nuk do të ishte një miting, pamjet tregojnë të kundërtën. Ajo çfarë ka ndodhur, në të vërtetë, është një antimiting.

Kreu i qeverisë duket se ka mbledhur shumë qytetarë, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga rrethe të tjera. Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar protestës së opozitës në Tiranë, kryeministri Rama tha se “ata janë mbledhur në Tiranë për të përsëritur të njëjtin avaz.”