Ballina Aktualitet Vlorë, kryeministri Rama diskutim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”

Vlorë, kryeministri Rama diskutim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Vlorë për të diskutuar me studentët e Universitetit “Ismail Qemali”. Por, pak para takimit, në hyrje te ambienteve ka patur edhe një situatë të paqartë ku disa studentë kanë bllokuar hyrjen.

Ndërkohë deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj, ka denoncuar se si bëhet seleksionimi i studentëve që duhet të hyjnë në takim me Ramën.

“Nëse je studente, por jo e FRESh-it të Partisë nuk futesh në takim me Kryeministrin!” – shkruan ajo.