Ballina Aktualitet Vlorë, kryedemokrati Basha: T’ua kthejmë ekonominë qytetarëve

Vlorë, kryedemokrati Basha: T’ua kthejmë ekonominë qytetarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Vlorë ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe iu ka premtuar mbështetje.

Kreu i Partisë Demokratike i ka ftuar qytetarët në protestë më 16 shkurt, ndërsa ka deklaruar më tej ato çfarë PD do të bëjë ndryshe nga qeveria Rama. Ai tha se propozimi i opozitës është që ekonomia t’u kthehet qytetarëve.

“Nëse jemi të bashkuar, punët shkojnë mirë. Jam shumë i nderuar nga pritja e qytetarëve. Zëri i biznesit duhet të dëgjohet. Propozimi ynë që të bashkohemi që t’ia heqim nga duart ekonominë oligarkëve dhe tua kthejmë njerëzve. Duhet normalitet. PD Nuk ka ftuar vetëm burrat dhe djemtë por dhe gratë e vajzat,” – tha Basha.

Basha theksoi gjithashtu se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, por me punë. Kreu i PD është takuar dhe me disa maturante dhe tha se kjo opozitë do krijojë kushtet që të gjithë të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë.