Ballina Aktualitet Vlorë, kontrollet rrugore, procedohen 58 persona

Vlorë, kontrollet rrugore, procedohen 58 persona

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë gjatë javës së kaluar në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve, kanë proceduar 58 shtetas për shkelje të ndryshme të ligjit.

Sipas policisë, nga këta janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar 19 shtetas, si dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 38 shtetas, si dhe janë plotësuar 8 kërkesë padi me qëllim për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje.

Nga ana e Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimin, këshillimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe mos respektimin e normave të lejuara të shpejtësisë, me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive.