Ballina Aktualitet Vlorë, kapet një i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë

Vlorë, kapet një i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë

Një 29-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Ngjarja ndodhi më 27 korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin me inicialet M.A.

Burime zyrtare nga policia, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pohuan se Erjon Çeloaliaj, banues në Orikum, u kap në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”.
Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proceduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.