Ballina Aktualitet Vlorë, kapen pesë të kërkuarit nga policia

Vlorë, kapen pesë të kërkuarit nga policia

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e pesë shtetasve në kërkim.
Në vijim të punës së mirëorganizuar për kapjen e personave në kërkim Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë me Komisariatin pranë DVP Vlorë, kanë arrestuar shtetasin me iniciale B.N., 54 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 338 datë 21.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë të arrestit me burg, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe të dhunës në familje.

Po kështu është ndaluar shtetasi me iniciale Z.I., 55 vjeç, banues në fshatin Radhimë, Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e formës së prerë nr. 366 datë 02.06.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjithashtu, bëjmë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kapur e ndaluar edhe 3 persona të tjerë të shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, konkretisht,
V.B., 25 vjeç, banues në Beshisht, Vlorë.
Gj.Z., 38 vjeç, banues në Bolenë, Himarë.
A.N., 46 vjeç, banues në Sarandë.

Këta shtetas janë ndaluar për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shkatërrimit të pronës me zjarr.