Ballina Aktualitet Vlorë, iu gjetën 9,3 kg marijuanë në banesë, pranga 56-vjeçarit nga Drashovica

Vlorë, iu gjetën 9,3 kg marijuanë në banesë, pranga 56-vjeçarit nga Drashovica

Efektivët e Policisë së Shtetit në Vlorë kanë sekuestruar 9,3 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë në një banesë në fshatin Drashovicë. Lënda narkotike u gjet në banesën e shtetasit A. I., 56 vjeç, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës.

Sipas burimeve policore, kontrolli në banesë u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative se në atë banesë në fshatin Drashovicë kryhej përpunimi dhe ambalazhimi i marijuanës.

I arrestuari qëndron i akuzuar për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.