Vlorë, i mituri mer makinën pa leje, plagos një grua dhe veten

110

Adoleshenti në Vlorë ka marrë fshehurazi makinën dhe ka dalë me të, por ndërsa ecte u përplas duke plagosur një grua të re dhe veten e tij.

Ngjarja ka ndodhur sot pasdite, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, raporton noa.al.

Një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.