Ballina Aktualitet Vlorë, i dënuar me katër vjet burg, kapet në banesën e braktisur

Vlorë, i dënuar me katër vjet burg, kapet në banesën e braktisur

Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të enjte nga policia e Vlorës i cili ishte i shpallur në kërkim.

Mësohet se në pranga është vënë Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, në Vlorë i cili ishte dënuar më parë nga Gjykata me katër vite burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndalimi i 25-vjeçarit u bë gjatë operacionit të policisë në një banesë të braktisur pranë aksit rrugor të fshatit Llakatund në Vlorë.