Vlorë/ Gruaja mban në shtëpi trupin e pajetë të burrit, denoncojnë fqinjët

28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, duke shokuar opinionin publik. Valentina Prenga ka mbajtur për disa ditë në banesë bashkëshortin Llazar Prenga që kishte humbur jetën.

Policia e Vlorës është vënë në lëvizje nga fqinjët e çiftit Prenga. Uniformat blu kanë mbërritur paraditen e sotme në lagjen 1 Maji në Vlorë për të kontrolluar banesën, por janë detyruar që të futen me forcë, pasi Valentian Prenga nuk ua ka hapur derën.

Gruaja dyshohet që të ketë probleme të shëndetit mendor. Sipas informacionit paraprak të policisë në trupin e pajetë të 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ka dyshime se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Ky është rasti i dytë, pas ngjarjes në Kombinat, ku nënë e bij mbajtën për 1 vite e 3 muaj trupin e pajetë të Anisa Josifit me shpresën se do ringjallej.