Ballina Aktualitet Vlorë, grabitet gjatë natës arka e Postës Shqiptare në Brataj

Vlorë, grabitet gjatë natës arka e Postës Shqiptare në Brataj

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës arkën e Postës Shqiptare, në fshatin Brataj të Vlorës. Dyshohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e zyrës së Postës Shqiptare dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash, të cilat gjendeshin në arkë.

Deri tani, ende nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura. Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin e autorëve.