Ballina Aktualitet Vlorë, grabitet dhe dhunohet me mjete të forta i moshuari

Vlorë, grabitet dhe dhunohet me mjete të forta i moshuari

Një i moshuar është grabitur dhe dhunuar me mjete të forta në banesën e tij nga persona ende të paidentifikuar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa i moshuari V. K., 69 vjeç është gjetur nga nipi i tij në banesë i gjakosur.

Nipi i të moshuarit ka thënë se ka gjetur derën e hapur dhe gjyshin e gjakosur në divan. Ai thotë se në shtëpi mungonin rreth 1 milion lekë.

“Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar. Grupi hetimor ndodhet në  endngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- thuhet në njoftimin e policisë.