Ballina Aktualitet Vlorë, goditet grupi kriminal, 10 të arrestuar

Vlorë, goditet grupi kriminal, 10 të arrestuar

olicia e shteti ka arrestuar 10 persona në Vlorë, të cilët vepronin si një grup si një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit ‘Petruna’.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Petruna”

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Departamenti i Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në gjirin e Petrunës 328 kg kanabis si dhe dy mjete lundruese “gomone”.

Në pranga 10 persona që funksiononin si grup i strukturuar kriminal

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të Policisë së Shtetit, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, falë bashkëpunimit mjaft të ngushtë mes Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mesditën e sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Petruna”, nisur tre ditë më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Delta Forcën dhe Policinë Kufitare,nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, pas një hetimi të gjatë me metoda speciale, si dhe pas 72 orësh operacion për gjurmimin, ndjekjen dhe gjetjen e mjeteve lundruese, të lëndës narkotike si dhe kapjen e arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, mesditën e sotme kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Petruna”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrance i 2 shtetasve dhe ndalimi i 8 personave anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar, të cilët janë:

E. Ç., 35 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit

S. D., 45 vjeç, banues në Vlorë, në rolin e organizatorit

A. Gj., 22 vjeç, banues në Orikum Vlorë, në rolin e organizatorit.

Xh. H., 26 vjeç, banues në Orikum Vlorë, anëtar i grupit kriminal

G. K., 27 vjeç, banues në Dukat Vlorë,anëtar i grupit kriminal

N. S, 45 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

O. P., 29 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal

E. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, anëtar i grupit kriminal.

H.B, 51 vjeç, banues në Dukat Vlorë, antar i grupit kriminal

A.B., 19 vjeç, antar i grupit kriminal.