Ballina Aktualitet Vlorë, Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun Gjika

Vlorë, Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun Gjika

Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili akuzohej për shpërdorim detyre, fallsifikim dokumentash, fshehje të provave të krimit dhe ndërtim të paligjshëm.

Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Vlorës në tetor të vitit 2013, Shpëtim Gjika i ka quajtur vazhdimisht politike dhe nuk ka pranuar të ketë kryer asnjë abuzim me detyrën.

Vendimi i pafajsisë ndaj Gjikës u zbardh sot nga trupi gjykues, i përbërë nga kryesuesja Alma Liçaj dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.