Ballina Aktualitet Vlorë, dy-vjeçari bie nga ballkoni, në gjendje të rëndë shëndetësore

Vlorë, dy-vjeçari bie nga ballkoni, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ky një fëmijë dy-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës dy katëshe, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të forta.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.