Ballina Aktualitet Vlorë, dy të vrarë pranë Drejtorisë së Policisë

Vlorë, dy të vrarë pranë Drejtorisë së Policisë

Vlora tronditet sërish, teksa mesditën e kësaj të mërkure janë vrarë dy persona. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktimat janë burrë e grua, të ekzekutuar me thikë teksa ndodheshin në një dyqan.

Ngjarja e rëndë ka vetëm pak minuta që ka ndodhur, shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, ndërsa në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit.
Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë, ndërsa raportohet se të pranishëm kanë qenë edhe familjarë të viktimave.

Trupat e dy viktimave janë transportuar për në morgun e Spitalit të Vlorës, për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekoligjore.