Vlorë/Digjet gjatë mbrëmjes së sotme automjeti luksoz i bukuroshes shqiptare

48

Raportohet se nje automjet luksoz është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Range Rover”, në pronësi të modeles së njohur Françeska Jaçe, që është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.