Ballina Aktualitet Vlorë dhe Sarandë, moti i keq pezullon tragetet drejt Italisë

Vlorë dhe Sarandë, moti i keq pezullon tragetet drejt Italisë

Reshjet e shiut të rëna paraditen e sotme kanë sjellë probleme në Vlorë dhe në Sarandë e si pasojë trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike.

Edhe në Sarandë era e fortë ka sjellë vështirësi në lundrim, por nga Kapiteneria e Portit nuk raportohen masa për pezullim të lundrimit.

Dallga në det të hapur shkon deri në 4 ballë, ndërsa moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në disa akse të qytetit duke e bërë të vështire kalimin si për këmbësorët dhe automjetët.