Ballina Aktualitet Vlorë dhe Gjirokaster, bojkotohet mësimi, studentët në rrugë

Vlorë dhe Gjirokaster, bojkotohet mësimi, studentët në rrugë

Studentët kanë nisur protestën edhe në qytetin e Vlorës. Janë mbledhur mbi 100 studentë të cilët janë vendosur në hyrje të universitetit “Ismail Qemali”.

Ndërkohë studentët kanë arritur të bojkotojnë të gjithë mësimet e parashikuar në oraret e caktuara në një pjesë të madhe të fakulteteve.

Ndërkohë edhe në Gjirokastër studentët janë tubuar para Universitetit “Eqrem Çabej”, të cilët kanë marrë sot leje nga autoritete vendore. Protesta në këtë qytet vijon për të tretën ditë radhazi.

Ka patur edhe kërcënime për studentët për të mos marrë pjesë në protestë. Dita e sotme është lajmëruar të jetë me përmasa të mëdha edhe në Vlorë dhe Gjirokastër