Ballina Aktualitet Vlorë, asistencë mjekësore të sëmurit në bordin e kroçerës “M/S Costa Victoria”

Vlorë, asistencë mjekësore të sëmurit në bordin e kroçerës “M/S Costa Victoria”

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndihmuar mëngjesin e sotëm një kroçerë në det të hapur, në afërsi të Karaburunit. Kroçera “M/S Costa Victoria” ishte duke lundruar në afërsi të Karaburunit kur dha alarmin për një asistencë mjekësore për një të sëmurë.

Më pas, kroçera ka marrë udhëzim të afrohej në radën e Portit të Vlorës dhe të merrte asistencën e kërkuar, pasi personi duhej të zbarkohej në tokë dhe të shkonte drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Mësohet se, teksa “M/S Costa Victoria” është afruar rreth 1 milje nga porti, mjetet detare të Kapitenerisë së Portit të Vlorës kanë marrë të sëmurin me barelë dhe e kanë transportuar atë në drejtim të spitalit.

Mësohet se, aktualisht, gjendja e të sëmurit, një turist i huaj pjesë e itinerarit të kroçerës në Detin Mesdhe, është jashtë rrezikut për jetën.