Ballina Kronikë Vlorë, arrestohet i riu që përndiqte 25 vjeçaren

Vlorë, arrestohet i riu që përndiqte 25 vjeçaren

Një 30-vjeçar në qytetin e Vlorës është arrestuar pasi akuzohej për ndjekjen e një 25-vjeçareje, prej disa kohësh.

Burime zyrtare nga policia pohuan se shtetasi Bledar Sulejmani, akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen me inicialet K.M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Përndjekja”.