Ballina Aktualitet Vlorë, arrestohet i riu nga Tirana, u kap duke shpërndarë drogë

Vlorë, arrestohet i riu nga Tirana, u kap duke shpërndarë drogë

Policia e Shtetit në Vlorë ka sekuestruar 82 kokrra drogë stimuluese, të llojit ekstazi, dhe 220 gramë lëndë narkotike, të llojit marijuanë. Burimet policore bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi R. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal të Himarës, pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Njëkohësisht, një të riu tjetër nga Lapardha e Vlorës iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, gjë e cila solli edhe arrestimin e tij.