Ballina Kronikë Vlorë, arrestohet autori pas plagosjes së 34-vjeçarit

Vlorë, arrestohet autori pas plagosjes së 34-vjeçarit

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës është regjistruar një plagosje me thikë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “28 Nëntori”, ku shtetasi Marius Pajo 20 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore.

I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, Marius Pajo.