Ballina Aktualitet Vlorë, arrestohet 57-vjeçari, i dënuar me 10 vite burg në Itali

Vlorë, arrestohet 57-vjeçari, i dënuar me 10 vite burg në Itali

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.P., me banim në Tepelenë, i cili rezulton i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Katanias për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Bëhet me dije se 57-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Italisë.